Haradinaj: Në AAK nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione, ka reforma

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas intervistës së Ramush Haradinajt për Ekonomia Online, i cili tha se ka dhënë dorëheqje nga kryetari i partisë.

Mirëpo, disa medie tjera dorëheqjen e Haradinajt e komentuan si përgatitje për president të vendit.

Daut Haradinaj sqaroi përmes një statusi në Facebook se Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione, por reformat në parti sipas tij kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve dhe janë në proces normal për të përfunduar.

Haradinaj ka thënë se askush nuk mundet të sjellë përçarje në parti.

“Disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK. Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afeteve të parapara.
Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas.
Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim” shkruan Daut Haradinaj.

Të ngjashme