Haradinaj në BIK për Kurban Bajram: Marrëdhëniet e mira e dërgojnë vendin përpara

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 09:21 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastine  festës së Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) i shoqëruar me anëtarë të kabinetit, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Ministrin e Administratës Mahir Yagcilar, si dhe Ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se shpreson që t’u shpërblehet sakrifica të gjithëve dhe se marrëdhëniet e mira në mes vete e dërgojnë vendin përpara.

“Kam nderin që në emër të kolegëve të Qeverisë me i uru Mulla Reshatit, gjithë zyrtarëve tjerë me fat Kurban Bajramin dhe gjithë besimtarëve mysliman në Kosovë që t’u shpërblehet sakrifica të gjithëve”, tha Haradinaj.

“Ne kemi detyra të ndryshme në jetë, por marrëdhëniet e mira e qojnë vendin përpara dhe jemi të interesuar që këto marrëdhënie ti qojmë përpara”, shtoi ai.

Image may contain: 2 people, people sitting
Image may contain: 3 people, people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: one or more people and people sitting
Image may contain: 3 people, people standing, suit and indoor

Të ngjashme