Haradinaj në ditën e ditëlindjes ka disa fjalë për ata që e uruan

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen e 52-të, raporton Gazeta Express.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se ka pranuar mesazhe të panumërta nga miq, kolegë e bashkëluftëtarë.

“Sot pranova mesazhe të panumërta urimi nga miq, kolegë, bashkëluftëtarë, e bashkudhëtarë, të cilat më gëzuan shumë dhe e bënë më të bukur kremten e ditëlindjes sime.

Në pamundësi që t’i shkruaj secilit veç e veç, ju falënderoj të gjithëve për fjalët, dëshirat e urimet që më dërguat”, shkroi Haradinaj.

Të ngjashme