Haradinaj në Ditën e Eksodit Shqiptar: Sot kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ditët më të rënda për shqiptarët e Kosovës në Ditën e Eksodit Shqiptar.

Ai ka thënë se në këtë ditë duhet kujtuar sakrifica e të gjithë qytarëve ë Kosovës për liri.

Po ashtu, Haradinaj ka vlerësuar lartë edhe hapjen e dyerve nga shqiptarët e Shqipërisë për kosovarët gjatë asaj kohe.


“Mbi një milionë shqiptarë u dëbuan nga Kosova gjatë viteve 1998-1999 nga regjimi serb. Forcat pushtuese detyruan shqiptarët që të largohen nga toka e tyre përmes dhunës, terrorit e gjenocidit! Sot, në shënim të Ditës së Eksodit Shqiptar, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pritjen me dyer të hapura nga vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Haradinajt.

Të ngjashme