Haradinaj në Drenas: AAK vlerë të përhershme e ka sinqeritetin – kështu na përkrahën aleatët

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Këshillin Drejtues dhe strukturat e partisë së tij në Drenas.

Ai ka thënë se vlera të përhershme të AAK-së mbesin sinqeriteti dhe e vërteta.

“Korrupsionin do ta mundim duke qenë të sinqertë me veten dhe partnerët tanë. Duke qenë të sinqertë me aleatët tanë dhe si rezultat i kësaj marrëdhënie, ata na besuan krijimin e Ushtrisë, na përkrahen në moscopëtimin e Kosovës dhe që ta ruajmë sovranitetin e shtetit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Vetëm pse ishim të vërtetë dhe të hapur mbështetën vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit nga policia jonë. Na përkrahen në përmbylljen e Trepçës në tërësi si resurs qind për qind Kosovë, njëkohësisht edhe në zbatimin e vendimeve tjera të mëdha për konsolidimin e brendshëm të shtetit”.

“Kosova 100% shtet është e denjë të tregojë se nuk do të pranojë kushtëzime dhe se tregu i saj është për ata që e njohin dhe e respektojnë”.

Image may contain: 7 people, indoor

Të ngjashme