Haradinaj në Drenas: “Ruajeni votën se këtu kah akshami ndalen dritat”

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, mbajti tubim elektoral në Drenas ku foli në lidhje me atë se çfarë parasheh programi i tij qeverisës.

Kryeministri në detyrë u shpreh se e kanë filluar kalkulimin financiar për shtesat për fëmijë, për sigurimet shëndetësore, si dhe i tregoi të pranishmëve që do të bëhet edhe një zonë ekonomike në këtë komunë,përveç asaj që e kanë.

Ai po ashtu hodhi edhe akuza tërthorazi ndaj kundër-kandidatëve të tij, duke i thënë të pranishmëve që ta ruajnë votën sepse në ditën e zgjedhjeve “kah akshami këtu ndalen dritat”.

“E di qe edhe ju ranojnë pak e besa ju shkepin edhe naj pare se ka ardh vakti, por servilët vlejnë veç deri sa të kryhet një punë, pastaj  janë mall harxhues. Ju e dini se çka është më e mira për ju”, u shpreh Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme