Haradinaj në Drenas: Ruane votën në 6 tetor, këtu mund tëfiken dritat kah akshami

Wednesday, Oct. 2, 2019, (AP Photo/=043011000875=)
Prishtinë | 02 Tet 2019 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, kanë mbajtur sot tubimin qendror në Drenas. Kanë folur shumë kandidatë nga ky koalicion, përfshirë Naim Bazajn, i cili ka mbështetje të madh nga kjo anë.

Kryeministri Haradinaj ka marrë fjalën duke kërkuark kujdes nga bashkëpartiakët e tij për votën. Ai ka thënë se mund të fiken dritat dhe të keqpërdoren votat.

“Ka akashami shkymen dritat, nuk dihet për kë votohet. Prandaj kujdes”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka folur edhe për politikat nacionale, duke thënë se liderët shtetërorë nuk duhet të jenë servilë, pasi që ata, sipas tij, janë njëpërdorimësh.

“Servilizmi vlen veç deri sat ë kryhet një punë. Masandej më nuk vlenë. Ata që dinë me mbrojtë interesin e vendit e vet, më së pari e don populli i vet, dhe i do Zoti”, ka thënë Haradinaj.

“Ata që s’e mbrojnë interesin e popullit të vet, s’i do as populli, as Zoti”, ka thënë ai.

“Drenicë, mos t’ju mashtron më dikush sikurse iu kanë mashtru 20 vite. Kush nuk i shërben vendit të vet, ai është i huaj”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme