Haradinaj në Drenicë: S’guxojmë t’i lëvizim kufijtë që u fituan me gjak

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se askush nuk guxon të luajë e as të ndryshojë kufijtë e Kosovës, sepse sipas tij, ata janë amanet nga luftëtarët e ata që ranë për liri, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj e bëri këtë deklaratë në inaugurimin e Kompleksi Memorial të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit në Marinë të Skenderajt. Aty po merr pjesë dhe presidenti Hashim Thaçi, i cili kohët e fundit po proklamon një ide për “korrigjim të territoreve” me Serbinë.

“Duhet forcuar shtetin, në ekonomi, politikë të brendshme dhe të jashtme, për të ruajtur Kosovën, për ta ruajtur territorin e vet dhe, kufijtë e vet t’i ruajë të paprekshëm prej kurrkujt, qoftë ai këtu me ne, qoftë tjetërkund, për shkak se këta kufij na i ka lënë amanet këta që po i rahatojmë”, tha kryeministri Haradinaj.

“Të gjithë duhet ta dimë se rritja jonë na pëlqen të gjithë, por asnjëherë nuk guxojmë me nguc e me livrit atë që është fituar me gjak”, shtoi ai.

Të ngjashme