Haradinaj në fillim të qershorit takohet me Merkelin

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të qershorit do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se Haradinaj me ftesë të kreut të Bundestagut do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se pos takimeve me deputetë, më 6 qershor Haradinaj do të ketë një takim pune me kancelaren Angela Merkel.

Për detaje tjera ka thënë se do të njoftojë me kohë, ndërsa ka theksuar se tashmë dihet që kërkesa e Haradinajt prej Gjermanisë është mbështetja në liberalizim të vizave, dialogut e fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtoj për në Berlin në një vizitë dy ditorë. Më ftesë të kreut të Bundestagut gjerman do të marr pjesë në lutjet e mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të këtë takim më deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvilloj një takim punë me Kancelaren Merkel. Agjenda endë është në finalizim, do ju njoftojmë më kohë për detaje të tjera. Derisa tashmë dihet që kërkesat e Kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme