Haradinaj: Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunës e Rahovecit.

Kështu ka njoftuar Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se ndihet i mahnitur me mikpritjen në Rahovec

“Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc”, ka shkruar Haradinaj. Tutje ai ka thënë se këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. “Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara!”, ka thënë tutje.

Postimi i plotë:

Gjithherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec. Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc. Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara! RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme