Haradinaj në fushatën e kandidatit të NISMA-s për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 13:26 | Nga

Vazhdojnë takimet e shumta të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, me qytetarët e komunës së Drenasit.

Përmes komunikatës për medie, NISMA bën të ditur se kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar banorët e fshatrave; Baicë, Abri e Epërme dhe Terdevc, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët çdo ditë.

Në disa nga këto takime, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, kanë qenë edhe deputetët e NISMA-s, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyqi, po ashtu edhe deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

Mbështetja nga qytetarët e komunës së Drenasit, për kandidatin e NISMA-s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është shumë e madhe dhe në rritje të vazhdueshme.

dr2-1

dr6

dr7

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme