Haradinaj në Fushë-Kosovë premton rritje të buxhetit e pagave

Fushë-Kosovë | 10 Tet 2017 | 20:45 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ahmet Grajqevci, kandidat për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpalosur programin qeverisës, sonte në një tubim në “Sallën e Hekurudhave” në këtë qytet.

Para shefit të partisë, Ramush Haradinaj, Grajqevci premtoi se do t’iu qëndrojë besnik qytetarëve të Fushë-Kosovës dhe radhiti një varg projektesh që synon t’i realizojë nëse e merre besimin.

“Zotohem se do të qëndrojë besnik në rrugëtimin tonë drejt një të ardhme më të mirë, ku qytetarët do ndihen të lumtur; do të punojmë për një Fushë-Kosovë të mirë”, u shpreh ai.

Grajqevci tha se prioritete gjatë mandatit të tij do të jenë arsimi dhe shëndetësia më e mirë; zgjidhja e problemit të ujit të pijes; premtoi përkrahje për gratë në biznes dhe përfaqësim të tyre në institucionet komunale dhe reformim të administratës komunale. Vend të veçantë, ai tha se do t’i japë bujqësisë, rregullimit të infrastrukturës dhe kaosit urban, raporton Ekonomia Online.

Një premtim tjetër i tij ishte se do të bëjnë regjistrimin dhe pajisjen me dokumentacione për të gjithë banorët që kanë ardhur të banojnë në Fushë-Kosovë. Sikur dihet, ky qytet ka një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë probleme me dokumente nga të dy shtetet.

E kryeministri i Kosovës dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, premtoi mbështetje për Grajqevcin.

Ai tha se do të këtë rritje të buxhetit dhe rritje të pagave. “Por jo duke i rritur taksat. Do të lehtësojmë çdo veprim ekonomik, do të bëjmë hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Ahmeti është i qëndrueshëm, i ndershëm, ka një pjekuri për përgjegjësitë që i merr”, theksoi Haradinaj.

AAK-ja garon me 18 kandidatë për Kuvend Komunal.

Të ngjashme