Haradinaj në Gjilan: Ne jemi të përcaktuar me qenë shtet, Kosova është reduktu bashkë me tokat e saj

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar dëshmorëve Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli, në Dobërçan të Gjilanit, transmeton Ekonomia Online.

Aty Haradinaj u shpreh se dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, i kanë vënë themelet e shtetit tonë.

“E dini si është spjegmi më i sakt kur bashkohemi me kujtu dhimbjen e një të kaluarës, rrugën në të cilën kem ra dhe ditën e sotme nëse duam të shohim më saktë këtë, atherë mos të harrojmë, ne jemi të përcaktuar me qenë shtet, e me le shteti është dhimbja më e zorshme më e mundimshme, për këtë arsye në krejt botën kanë le më pak se 200 shtete prej mijëra vjetve që ekziston njerëzimi, disa janë shumë të mëdha, disa jetojnë shumë siç është Amerika, por në mesin e kësaj familjeve të shteteve është edhe një e vogël, më i riu që jemi ne Kosova, pra dëshmorët që i kujtojmë sot, janë prej atyre që i kanë vu themelet e njërit prej 200 shteteve të botës, imagjinone çfarë qëllimi të madh i kemi dhanë vetës dhe sa shumë kemi mbërri”, tha Haradinaj.

Haradinaj para të pranishmëve u shpreh se Kosova është reduktuar ndër vite bashkë me tokat e saj, duke e përmendur edhe Toplicën.

 “E vërtetë është që Kosova është reduktu, gradualisht trojet tona, tokat tona janë reduktu, nuk i kemi më Toplicat dhe tokat tjera, por është e gëzueshme që kemi një atdhe ku mund të jetojmë të lirë, ne shqiptarët që jemi shumicë, por edhe komunitetet që jetojnë me ne”, u shpreh ai.

“Nuk ka në jetë kurgjo të lehtë sidomos për punët e cmuëeshme ka edhe dhimbje, për këto qëllime të mëdha ka edhe pengesa shumë dhe një pjesë të pengesave ia bëjmë vetës por një pjesë na bëjnë edhe kundërshtarët tonë. Nëse ndalemi para pengesave ndalemi si popull. Ju ftoj që në këto kohëra ku jemi të vazhdojmë me forcu veten dhe lirinë tonë dhe me i nderu dëshmorët tonë dhe sakrificat tona ndër breza”. /EO/.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme