Haradinaj në Gjilan: Serbia nuk do të ketë ndikim në Kosovë

Gjilan | 06 Qer 2017 | 17:58 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me fushatën elektorale në Gjilan.

Gjatë takimit me qytetarët e Gjilanit Haradinaj ka folur për raportet me Serbinë, që sipas tij, po provon “t’i futë duart në Kosovë”. Ai ka thënë se me ardhjen e tij në Qeveri nuk do të ketë ndikim të Serbisë në Kosovë.

“Problemi i parë i Kosovës dhe Qeverisë është me largu, mos me leju influencën e Serbisë, që si qëllim ka me të pengu, me të vonu, me të ndal, do ta bëjmë këtë. Do ta heqim ndikimin e tyre”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka përshkruar se si ai i sheh dy kundërkandidatët e tij dhe partitë e tyre, që garojnë më 11 qershor.

Ai tha se kundërshtarët e tij janë njerëz që u shkarkuan nga Qeveria dhe nga Komuna, duke iu referuar LDK-së, ndërsa Vetëvendosjen i quajti eksperiment social.

ai ka theksuar se Gjilani dhe Anamorava si krejt Kosova janë bërë bashkë për rrugëtimin tonë drejt fuqizimit të shtetit të Kosovës.
“Na duhet shumë punë për ta reformu sistemin e arsimit, për ta shndërru arsimin në themelin e zhvillimit të vendit, në çdo fushë – në ekonomi posaçërisht. Kemi humbur shumë shanse, por reforma e thellë në arsim do të ndryshojë gjendjen e tashme”, tha ai.
“Me një arsim cilësor, të avancuar, modern në përputhje me nevojat e vendit do të krijojmë kuadro të përgatitura dhe të profesionalizuara për tregun e punës dhe në përputhje me nevojat adekuate, do ta ngrisim shpirtin e ndërmarrësisë dhe do t’i aftësojmë të rinjtë tanë që të jenë të gatshëm për t’u përballur me sfidat e kohës dhe konkurrencën në Kosovë dhe jashtë saj. Ne do ta depolitizojmë sistemin e arsimit, do të investojmë në infrastrukturë dhe do t’ia kthejmë dinjitetin mësimdhënësve tanë”, theksoi Haradinaj.
Image may contain: 13 people
Image may contain: one or more people, crowd and outdoor
Image may contain: one or more people and crowd
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme