Haradinaj në Kamenicë: Shpërndarje e barabartë e investimeve kapitale

Kamenicë | 06 Qer 2017 | 21:34 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka shpalosur programin qeverisës në Kamenicë.

Ai ka thënë se Kamenica, respektivisht Dardana e sotme, është një prej nyejve më të rëndësishme të vendit tonë. sipas tij, ajo lidhë korridore kyçe, por i lidhë edhe trevat shqiptare të Kosovës Lindore me shtetin e tyre të zemrës – Kosovën.

“Qeveria e ardhshme e vendit do ta fokusojë pjesën e investimeve më të mëdha, përgjatë mandatit, pikërisht në ngritjen e infrastrukturës së duhur përmes investimeve kapitale që për qëllim kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve por edhe qarkullimin më komod të mallrave dhe të njerëzve midis bashkëkombësve tanë në Kosovën Lindore dhe shtetit të tyre të zemrës”, ka thënë ai.

“Investimet kapitale do të decentralizohen në mënyrë që shpërndarja të jetë e barabartë. Nuk do të kemi investime regjionale me karakter politik. Kjo logjikë do të ndryshojë! Grantet buxhetore për investimet kapitale për komunat, do të dyfishohen”, ka thënë Haradinaj.

Image may contain: 1 person, crowd and indoorImage may contain: 7 people, crowdImage may contain: 7 people, people standing and crowd

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme