Haradinaj në Llap: Ajo që është arritur nuk ka me u prekë më

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot te shtatorët e heronjve Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Haradinaj në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në gjithë historinë e shqiptarëve, Llapi ka dhënë kontribut të çmuar për liri.

“Në nderim të angazhimit të tyre deri në flijim për të drejtën e kombit sot kam bërë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Po sot, në nderim të veprës heroike të prijësit guximtar të kryengritësve të viteve ’80, kam bërë homazhe te shtatorja e Ali Ajetit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se “sakrifica e brezave të tërë për të drejtën tonë për të jetuar të lirë na obligon sot ta ruajmë Kosovën të paprekshme. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që u flijuan për Atdhe”.

Të ngjashme