Haradinaj në Mitrovicë: Taksën do ta heqim vetëm për njohje

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Haradinaj në Mitrovicë: Taksën do ta heqim vetëm për njohje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për takimin e tij të mbajtur në Mitrovicë,shkruan EkonomiaOnline.

Haradinaj në shkrimin e tij ka thënë se  Qytetarët e Mitrovicës kanë duruar dhe vuajtur shumë dhe se  gjatë këtyre dy viteve i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore të kësaj komune.

 Ramush Haradinaj gjithashtu ka shkruar edhe për taksën dhe sipas tij  me taksa ka mbrojtur tregun do të hiqt vetëm për njohje.

Shkrimi i tij i plotë:

Ne e ruajtem Kosovën dhe Mitrovicën unike. Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin, dhe resurset kombëtare, siç është Trepça. Me taksën ne e mbrojtem tregun tonë dhe do ta heqim vetëm për njohje. Qytetarët e Mitrovicës kanë duruar dhe vuajtur shumë, por gjatë këtyre dy viteve i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore të kësaj komune. Mitrovica ka arsye të fortë ta mbështesë konceptin tonë për 100% shtet, që garanton vazhdimësi në bërjen e Mitrovicës, së bashku, qind për qind Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme