Haradinaj: Në PDK isha për t’u dhënë mbështetje, agjenda politike vazhdon

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 13:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita në PDK dhe takimi me udhëheqësit e saj, ishte për t’u dhënë mbështetje në këto momente të vështira, pas aktakuzës ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është diskutuar ndonjë temë aktuale politike, por ka thënë  se agjenda politike vazhdon.

“Është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve në tribunal. Gara politike vazhdojnë dhe kemi pasur mospajtime dhe rrugëtime ndaras. Por kam qenë në UCK dhe jam sot UCK. Kjo ëhstë një përkrahje. E thashë agjenda politike vazhdon”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim që ishte i paparalajmëruar, Haradinaj tha se u takua me u.d e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe nënkryetaret, Sami Lushtaku e Uran Ismaili.

Ai ka thënë se pavarësisht dallimeve politike për çështje të caktuara, kur është në pyetje lufta çlirimtare, të gjithë jemi UÇK.

Të ngjashme