Haradinaj në Prishtinë: Kandidatët tjerë nuk janë të zotë as me i largu qentë endacak që po rrezikojnë qytetarët përditë

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Fushatën zgjedhore AAK e ka nisur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, mirëpo jo në mënyrën tradicionale.

Ramush Haradinaj ka theksuar se kanë zgjedhur mënyrë alternative për të komunikuar me qytetarët, për t’u treguar programin e AAK-së dhe njerëzit që ofrohen për ta.

”Jemi betu që do të jemi me qytetarët, prandaj kuptohet që vetvetiu vjen Prishtina e para,” shprehet Haradinaj.

”Partia që ka pasë më së paku e më së shkurti përgjegjësi për vendin, në momentin e parë të mundësisë së vet e ka fuqizu ligjin për kryeqytetin. Sot koncepti juaj politik është ballëhapur sepse shkon te qytetari i kryeqytetit në emër të ligjit për kryeqytetin,” thekson ai.

Kryetari Haradinaj ka thënë se programi i AAK-së për rend dhe ligj në kryeqytet, për shëndetësi e shërbime publike bëhet me Daut Haradinaj kryetar.

”Kandidatët tjerë nuk janë të zotë as me i largu qentë endacak që po rrezikojnë qytetarët përditë” thotë Haradinaj.

Të ngjashme