Haradinaj në Prizren: Populli i Kosovës beson në mbështetjen e Gjermanisë

Prizren | 05 Nën 2018 | 11:50 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar, kanë vizituar kampin ushtarak të kontingjentit gjerman të KFOR-it, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovar-Gjerman.

Ata kanë bërë nderime në përkujtimoren e ngritur për 50 mijë ushtarët që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999 deri më sot, raporton Ekonomia Online. Haradinaj, ka thënë se shoqëria kosovare duhet të jetë falënderuese dhe i beson Gjermanisë.

“Të gjithë qytetarët, zyrtarët të Qeverie mëhershme, tashme i falënderoj, jemi të një vendi jetojmë këtu. Ne na bëjnë me e falënderuar popullin gjerman. 50 mijë ushtarë kanë shërbyer në Kosovë, ka nga ata që kanë humb jetë. Faleminderit për përkrahjen gjatë tërë këtyre viteve dhe donacioneve. Shumica prej tyre të reja dhe të dobishme për FSK-në”.

“Edhe sot e kemi një lajm të këtillë të mirë, edhe sot i dhurohen Kosovës në vlerë dy milionë mjete. Edhe këto tri objekte janë investuar rreth 40 milionë që nga infrastruktura, rrjeti ujit dhe çdo gjë tjetër që e kemi këtu. I dhurohet një infrastrukturë e gatshme Kosovës. Dëshirojmë që flamuri gjerman të vazhdojë të jetë këtu në Prizren dhe në Kosovë”.

“E di që fillimet janë të vështira dhe ashtu siç ka qenë për KFOR-in për me aktivizuar këtë kamp, nuk ka qenë e lehtë, por megjithatë e kanë ngritë, i siguroj ushtarët që nuk kemi me dështuar. Vitin që vjen në këtë kamp do ketë plot aktivitet trajnues”.

“Ne si Kosovë besojmë në Gjermaninë, popullin gjerman, dashurinë e popullit gjermanë për Kosovën, e shpreh gjatë gjithë këtyre dekadave dhe dëshirojmë t’i afrojmë dy popujt. Politika vjen e shkon, por popujt jetojnë. Jemi sot duke e krijuar një bazë të fortë të një miqësie Kosovë-Gjermani”.

Kurse, ka shtuar se kjo është një marrëdhënie bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, por nuk ka përjashtuar mundësinë që në këtë hapësirë të ketë edhe investime të huaja të tjera.

Ambasadori gjerman Christian Heldt, tha se projekte Kosovë -Gjermani do të tejkalojnë shtrirjen në Prizren, raporton EO.

“Më kujtohet dita e parë në fillim të vitit kur jam takuar me kryeministrin kur ka qenë vetëm projekt në letër dhe tani po i afrohemi realizimit të këtij projekti. Vetë prezenca e kaq shumë përfaqësuesve të Qeverisë tregon përkushtimin në një projekt të tillë që do të na ndërlidh të gjithë, shoqërinë gjermane dhe kosovare që do jetë projekt madhështor që do ta tejkalojë shtrirjen në Prizren”.

“Sot kemi pas rastin që gjatë shëtitjen të shohim kapitalin për këtë park inovativ dhe gëzohem nga vendimi i ministrit të Gjermanisë për mjete shtesë në vlerë dy milionë euro. Të gjitha këto projekte do të kenë mundësi të impementohen qysh në fillim të vitit të ardhshëm”.

Eric Offermann, nënkolonel dhe komandat i kontingjentit gjerman i KFOR-it në Kosovë, është shprehur se është i lumtur që edhe me tej do jenë pjesë e KFOR-it në Prishtinë dhe në kontribut të ndërtimit të FSK-së, ndërsa paraqiti përfundimin e prezencës 19-vjeçare në Prizren.

“Në këtë kamp ushtarak të krijuar gjatë 19-vitesh, Gjermania ka investuar më se 40 milionë euro. Në muajin e ardhshëm do të jemi gati që këta 40 hektarë t’i dorëzojmë Qeverisë së Kosovës. E  vetmja gjë që do të na përkujtojë misionin këtu, do jetë kjo shtëpizë historike e rojës prapa meje”.

Offermann shtoi se Gjermania ka investuar mbi 40 milionë euro dhe janë të gatshëm t’ia dorëzojnë 40 hektarët të kampit, Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ me vendosmëri do ta përcjellë krijimin e “Parkut të Trajnimit dhe Inovacionit në Prizren”.

“Në këtë kamp ushtarak gjenden edhe shumë mobile dhe aparate të kuzhinës, si dhe vegla punë dhe pajisje teknike për menaxhim të ndërtesës. Këto aparate dhe materiale ekzistuese, me dorëzimin e kampit ushtarak do t’i lëmë këtu falas”.

“Është një investim tjetër ky për Parkun e inovacionit dhe trajnimit në Prizren në vlerë të përgjithshme pre rreth dy milionë eurosh, me të cilat Gjermania kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës”.

Image may contain: 5 people, people standing

Image may contain: 4 people, people standing and suit

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, tree and outdoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

 

Të ngjashme