Haradinaj në ShBA, shtyhet interpelanca për rritje pagash

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 12:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj, interpelanca për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe debati për raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë, janë shtyrë për seancë tjetër kur do të jetë prezent edhe kryeministri, raporton Ekonomia Online.

Kjo interpelancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetvendosje lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabintetit qeveritar, rritjen e pagave për të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës si dhe për larëtsinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Poashtu është shtyrë edhe debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Haradinaj, dje është nisur për Lutjet e Mëngjesit në Amerikë. Kryeministrit, ditë më parë Amerika ia lëshoi vizën për të udhëtuar drejt shtetit të tyre.

Haradinajt i ishte vonuar viza amerikane, duke humbur kësisoj disa takime në Iowa, shtetin e binjakëzuar me Kosovën.

 

 

Të ngjashme