Haradinaj në shtëpinë e Pacollit, për koalicion?

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 23:39 | Nga

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vizituar për herë të parë Behgjet Pacollin e AKR-së, në shtëpinë e tij.

Dhe, siç e do rendi dhe zakoni, nuk ka shkuar duarthatë.

Me respekt ndaj traditës patriotike, dhurata e Haradinajt ishte një flamur kombëtar me shqiponjën dykrenare.

Nuk dihet nëse është biseduar edhe për ndonjë koalicion eventual parazgjedhor, raporton Klan Kosova.

Por, vetë Pacolli ka sqaruar se nuk ka asgjë konkrete për ndonjë koalicion eventual me AAK-në.

“Ramushi ishte mysafir i imi, në shtëpinë time dhe kemi biseduar për shumë gjëra por edhe për situatën në vend dhe nevojën urgjente për ndryshim:, ka shkruar Pacolli, në faqen e tij në Facebook.

“AKR është në procesin e brendshëm zgjedhor dhe para se të mendoj për koalicione, ajo ka shumë punë për të bërë në riorganizimin dhe faktorizimin e vetë. Tani për tani, AKR-ja ka koalicion vetëm më qytetarin”, ka deklaruar kreu i kësaj partie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme