Haradinaj takon studentët, thotë se Kosovës i duhet marrëveshje me Serbinë për njohje të kufijve

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 12:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në këtë takim ka folur para studentëve për shtetin e Kosovës, sfidat dhe periudhën pas Pavarësisë.

Ai tha se në Kosovë mungojnë vendet e punës për të rinjtë, por tha se sundimi i ligjit është duke u përmirësuar për të drejtat e të gjithëve.

“Kjo është gjë e mirë për tu bërë për të sjellë në shtetin tonë studentë, njerëz të rinj sepse është me rëndësi për ne që njerëz nga bota të jenë këtu të na njohin. Kosova është shtet i ri, jemi vend i pavarur që 11 vite. Jemi shtet multietnik në Kosovë, serbë, boshnjakë, turq, malazezë etj. Ky është kombi jonë dhe ne ndajmë besimin tonë bashkë, kemi sfida si shtet i ri, si ekonomia ka qenë totalisht e shkatërruar gjatë luftës dhe po mungojnë vendet e punës për të rinj, sundimi i ligjit është duke u përmirësuar për të drejtat e të gjithëve”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë për njohje të kufijve tanë.

Haradinaj tha se qëllimi është që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe jo vetëm pjesë e BE-së.

“Është sfidë për ne themelimi i besimit brenda komuniteteve, na duhet marrëveshje me fqinjët tanë, me Serbinë , një marrëveshje për njohje të kufijve tanë. Përmes dialogut do arrinim si shtet euroatlantik, qëllimi nuk është t’i bashkohemi vetëm BE-së, por edhe NATO-s”, tha Haradinaj, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme