Haradinaj në tubimin përmbyllës: Si president do t’i kryejë punët pa e pyetur Serbinë

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 16:57 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për president, Ramush Haradinaj, tha se vota për AAK-në do të thotë anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke shtuar se partia e tij do të punojë pa përfillur kërkesat e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Jam shumë krenar me këtë listë që kam bashkudhëtuar. Për dy ditë merret vendimi me votë, qytetarët do të vendosin. Këto zgjedhje janë referendum për dy tema me rëndësishme. E para është statusi ynë ndërkombëtar. Të finalizohet anëtarësimi në BE e të jemi anëtar i NATO-së. Këtë të diel vendosim se a kemi me pritë edhe 20 vjet apo jo”, tha ai.

“Nëse votohet 135 Aleanca votohem unë për president vendi që do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfillur Serbinë. Kosova do të ec para sepse nëse në vitin 2025 nuk jemi anëtar NATO e BE unë do të punojë që bashkë të vendosim për union me Shqipërinë. Nëse Vuçiq frikësohet nga kjo le ta njohë Kosovën që të jetojmë në paqe”, u shpreh ai.

Tutje, Haradinaj tha se do t’i mbrojë territorin e vendit, duke e forcuar Kosovën.

“Të dielën vendosim për demokracinë e brendshme të vendit. Ne sot po dëgjojmë politikë e politikanë që po kërkojnë kontroll absolut andaj ne nuk do të lejojmë të humb demokracia jonë”, tha ai.

“Unë e kam marr vendimin tim me i dal përballë Serbisë dhe në këtë drejtim kam përvojë. Do të punojë me secilin në Kosovë e jashtë që me mbrojt vendin nga secili. Bashkë do ta bëjmë Kosovën e fortë”, shtoi ai.

Kandidati për deputet, Shemsedin Dreshaj, gjatë tubimit përmbyllës tha se këto janë zgjedhjet më te rëndësishme që prej themelimit të shtetit të Kosovës.

“Po përballemi me zgjedhjet më të rëndësishme prej themelimit të shtetit të Kosovës. Janë vendimtare. Unë nuk jam politikan jam profesionit dhe këto zgjedhje janë vendimtare për mbylljen e shtetësisë së Kosovës. Në këtë periudhë na nevojitet një përkushtim i veçantë për menaxhim. Kosovës i duhet qeveri e njerëzve të guximshëm”, u shpreh ai.

“Vendosa të kyçem që 37 vite të përvojës sime si mjek e 29 si pedagog t’ia ofrojë Parlamentit të Kosovës dijen time. Mendoj se kjo është ajo që i duhet Kosovës tash. I duhet një AAK e fortë ne Qeveri e Parlament me një lider të dëshmuar dhe i vetmi që mund ta bëjë këtë është Ramush Haradinaj”, tha ai.

Tutje, Dreshaj tha se Kosovës i duhet një person me experiencë si Haradinaj.

“Ramushi është ai që do të sigurojë vaksina të mjaftueshme që të mbrohemi nga Coronavirusi. Kosovës nuk i duhen eksperimente por njerëz me eksperiencë të dëshmuar. Ditën e diel Kosova ka vetëm një zgjedhje dhe ajo është lista më e mirë AAK-ja. Votoni njerëzit që doni. Dhe mos harroni votoni numrin 1 si më të besuarin e dëshmuarin që ka lënë 3 vëllezër gur themel për shtetësinë e Kosovës”, përfundoi ai.

 

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme