Haradinaj në West Point: Lidershipi dhe Ushtria Amerikane bënë ndryshimin në shtetin tonë

Washington | 25 Sht 2018 | 22:13 | Nga

“Po e tregoj një storie suksesi. Tregimin tonë të përbashkët. Kosova, një shtet i vogël, i shpëtuar falë intervenimit të ShBA-së dhe NATO-s, është i gatshëm të kontribuojë krah për krah me ushtarët amerikanë, kudo në botë, për ta mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Kjo është dëshmia më e mirë se sa e suksesshme është politika amerikane. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë krenare për prezencën amerikane në shtetin tonë”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para kadetëve të Akademisë Ushtarake “West Point”.

Kryeministri Haradinaj tha se ShBA-ja, me të gjitha mjetet dhe mundësitë, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën edhe pas çlirimit dhe se vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm i forcave të NATO-s në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Më tej, Kryeministri Haradinaj theksoi se ShBA-ja vazhdon ta mbështesë edhe zhvillimin e shtetit tonë të ri, duke u shndërruar në partner të fuqishëm në të gjitha fushat dhe në veçanti në luftën kundër terrorizmit. “E tërë ekzistenca jonë lidhet ngushtë me pjesëmarrjen e ShBA-së. Përderisa synimi ynë është anëtarësimi në NATO, forca jonë është ngritur profesionalisht, kryesisht nga ShBA. Jemi krenar që kemi partneritet me shtetin e Iowa-s, Garda Kombëtare e së cilës ka ndihmuar në avancimin e forcës sonë të sigurisë”, theksoi Kryeministri Haradinaj.

Duke folur rreth tranzicionit të FSK-së, kryeministri Haradinaj tha se sot, po kalojmë nëpër etapën e tranzicionit të FSK-së drejt organizimit ushtarak dhe kjo po bëhet e mundur falë partneritetit me ShBA-në. Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe ushtria e saj do të shërbejnë për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe se zhvillimi i aftësive të mbrojtjes së Kosovës do të jenë në funksion të një rajoni dhe Evrope më të mirë.

Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës tregoi edhe përvojën e tij personale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Unë kam kaluar nëpër kohë kritike dhe përvojat gjatë luftës i kam kaluar bashkë me familjen time dhe kam humbur anëtarë të familjes në këtë luftë. Por, dua t’ju them diçka, që mendoj se është jetike. Të jeni krenar me veten tuaj që jeni kadetë të një akademie të klasit botëror, të jeni krenar që i shërbeni flamurit të ShBA-së, sepse na keni thënë se po na shpëtoni nga tragjedia e cila ishte duke na ndodhur”, tregoi ai para kadetëve.

Ndër të tjera, Kryeministri Haradinaj tha se ishte vetëm lidershipi dhe ushtria amerikane që bënë ndryshimin për shtetin tonë, duke vlerësuar se nuk po bëjnë ndryshim vetëm në jetën e tyre, të shtetit të tyre, por po e bëjnë ndryshimin edhe në botë.

“Unë dhe shteti im do të jemi gjithmonë krenarë të shërbejmë krah për krah me ju, që të bëjmë ndryshimin në botë, për një botë më të mirë, për një botë më paqësore. Zoti ju bekoftë të gjithë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë ShBA-në”, tha Kryeministri Haradinaj në përfundim të fjalës së tij.

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Image may contain: 4 people

Image may contain: 3 people, people standing and indoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: 3 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 10 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Image may contain: 10 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Image may contain: 4 people

 

Të ngjashme