Haradinaj: Në zgjedhjet e 14 shkurtit garojmë për postin e presidentit

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se në zgjedhjet e parakohshme ata garojnë për postin e presidentit dhe jo kryeministrin.

“Situatë ndryshe në këto zgjedhje për shkak se Kosova tani është me ushtrues detyre të presidentit. Kësisoj, Aleanca dhe unë personalisht duke i respektuar realitet politike e kemi vlerësuar të ofertojmë me përgjegjësinë e presidentit, në këtë rast edhe rolin tonë në qeveri. Është një sinqeritet i yni, respektim i realitetit politik dhe një mundësi që nesër me qenë të dobishëm për vendin”, thotë Haradinaj në Rubikon.

“E kemi rastin e presidentit dhe duhet të përshpejtojmë që të mos krijojmë vakum kushtetues krijon një situatë jo të mirë për Kosovën’, thotë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme