Haradinaj në zgjedhjet partiake thotë se Qeveria është në proces të draftimit të ligjit për ushtrinë

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 12:46 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, si kandidat i vetëm për kryetar të AAK-së në Kuvendin e VIII zgjedhor të kësaj partie para delegatëve ka paraqitur punë dhe planet, duke shtuar se aleanca synon një Kosovë euroatlantike, raporton Ekonomia Online.

“I shpall të hapura punimet e Kuvendit të 8 zgjedhor. Jam kandidat për një detyre të rëndësishme në parti. Dashuria për atdheun në aleancë i ngjason të rilindësve tanë të cilët edhe me pendë edhe me pushkë arritën lirinë”.

“E aspirojmë demokracinë amerikanë, fati ynë jemi evropian. Dhe jam i bindur se i gjejmë vlerat euro atlantike, aleanca e synon një Kosovë euro atlantike. Aleanca beson në krijimin e vlerës së re. Ne aleancë ka njerëz që kanë besuar dhe punuar që me u bë shtet, ka njerëz që besojnë se do të jemi pjesë e NATO-s BE-së dhe OKB-së”.

Haradinaj që është edhe kryeministër i vendit bashkëpartiakëve u prezantoi edhe punë e bërë gjatë qeverisjes së tij.

Ai përmendi shpronësimet në Hade e Shipitullë si sukses, e nuk ka pa përmendur edhe rritjen e pagave. Haradinaj këtu foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, që sipas tij, u miratua më të drejtë korrigjimi.

Kur foli për punët që e presin Qeverinë ai tha se janë në proces të draftimit të Ligjit për ushtrinë, por edhe atë për Qeverinë ndonëse tha se nuk është për ngutë.

“Kemi lëvizë gjendjen në vend, shpronësimet rreth procesit të energjisë, financimi i kategorisë së luftës, pagat në sektorin publik janë në rritje, kemi rritur buxhetin për AKI e policinë”.

“U kalua demarkacioni me të drejtën në korrigjim, u aprovua ligji për Prishtinës, emërimi i bordit të Trepçës, një zone ekonomike edhe për Rahovecin.  E kemi ne proces ligjin për Qeverinë, nuk po e ngutin me qëllim por do ta kemi një ditë”.

“Jemi në proces të draftimit të Ligjit për ushtrinë, këtë të martë qeveria do të votojë zonën ekonomike të veçantë amerikane. Shpesh ne nuk e ngritëm zërin lart, por punët tona do të flasin gjithmonë në atdheun tonë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku i vetmi kandidat deri tash është kryeministri aktual dhe kryetari i vetëm i deritanishëm i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Hapja e Punimeve të Kuvendit është bërë me një minutë heshtje si nderim për babain e kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, i cili ndërroi jetë para pak ditësh, raporton EO.

Është formuar Kryesia e Punës, Komisioni Verifikues dhe Komisionit Votimit, i cili do të bëjë numërimin e votave të delegatëve.

Kuvendi po mbahet pas zgjedhjeve nëpër komunat e Kosovës, ku janë zgjedhur kryetarët e degëve, kryesitë, këshillat drejtues dhe delegatët që do të marrin pjesë në kuvendin e sotëm.

Smajl Latifi, kryetar i Komisionit Verifikues bëri të ditur se në sallë janë 529 delegatë, derisa mungojnë 58 delegatë. Ai konstatoi se ka kuorum të plotë për të zhvilluar me sukses punimet.

Të ngjashme