Haradinaj në Zhur, viziton familjen e Rami Badallaj

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Zhur, ku ka vizituar familjen Badallaj dhe ka bërë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve.

Haradinaj ka çmuar lart jetën dhe veprën e kësaj familjeje.

“Të rralla janë familjet që kanë dhënë aq shumë ushtarë për Kosovën, si ajo e Shefket Badallajt nga Zhuri. Sot kam bërë homazhe te lapidari i Dëshmorëve të Zhurit për nder të sakrificës për liri të dëshmorit të kombit, Mirjetit dhe në shenjë mirënjohje vizitova edhe familjen e Rami Badallajt. Ramiu mori pjesë në dy luftëra, pjesëtar i Brigadës 128 të Pashtrikut, e motra Tefidja, në Brigaden 138 të Dukagjinit, poashtu dëshmore, kurse dy vëllëzërit, Jetmiri dhe Mirjeti, në Brigadën 151 të Llapit. Familja emblematike Badallaj, është dëshmi e gatishmërisë së shqiptarëve për ta mbrojtur pragun e lirisë, kurdo dhe kudo që e kërkon Atdheu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme