Haradinaj: Nëse Veseli kërkon zgjedhje e respektoj vendimin e tij, taksën po e mbajmë edhe për vota

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 14:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se nëse partneri i koalicionit Kadri Veseli kërkon që të shkohet në zgjedhje, do ta respektojë vendimin e tij, raporton Ekonomia Online.

“Kryetari Veseli na nderoj me një fjalë në seancën festive të 17 shkurtit. Unë e di pse po pyetni. Në këto ngjarje kemi ngarkesa. Zgjedhjet mund të vinë çdo ditë, për zgjedhje nuk ka nevojë me u bë nervoz, mjafton me marr vendime politike”.

“Unë nuk jam i gatshëm me shkuar në zgjedhje sepse unë e kam marr mandatin por nëse parlamenti vendos ashtu atëherë ne rregull. Nuk e kam parë Veselin, nuk ma ka kërkuar me shkuar në zgjedhje, mirëpo nëse ma kërkon atëherë i thirri partitë tjera i lus e bëjmë një zgjidhje”.

“Ne nuk kemi bë veprime ende sa i përket shënjimit të kufirit me Malin e Zi, veprimet tona janë strategjike”.

Haradinaj pasë mbledhjes së Qeverisë i pyetur për qëndrimin rreth taksës se “A është personal apo për interes të shtetit?”, ai tha se janë të dyja.

“Për të dyja, nuk e mohoj se çdo vendim i jemi ka implikime zgjedhor. Ne jemi në rrugë dhe në marrëveshje finale me Serbinë, nëse me këtë etapë fillohet me hapa prapa, do të na kërkohen edhe shumë gjera tjera”.

“Nëse na kërkohen kushte të hymë në dialog do të kërkojmë edhe gjëra të tjera të dhimbshme”.

Lidhur me takimin e ftuar nga zv.kryeministri Behxhet Pacolli, ai tha se do të merr pjesë dhe i mirëpret takimet e tilla.

“Më pëlqen ideja e zv.kryeministrit për me u taku. Takimet janë të mirëseardhura. Pse jo një takim i këtillë i mirë, njohja nga Serbia duhet të vjen si kërkim falje për ata që i kanë ndodhë Kosovës”.

“Jam i gatshëm të marr pjesë në çdo tavolinë sa herë që diskutohet. Ne kemi thënë që dialogu duhet të ndodhë pa u kushtëzuar”.

Kur foli për mospërfshirjen e LDK-së dhe Vetëvendosjen, ai iu bëri thirrje që t’i bashkohen dialogut derisa tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederica Mogherini po bënë dialog të fshehtë.

“Unë kur po kam mundësi po konsultohem me ta. Unë po e shfrytëzojë çdo mundësi me ju shpjeguar që pjesëmarrja në këtë proces është e rëndësishme”.

“Është e pakuptueshme shkuarja në zgjedhje pa i kaluar  temat e renda në vend. Mogherini e ka vazhduar një dialog të fshehtë, është mirë me e fshehë”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 19, 2019

Të ngjashme