Haradinaj nesër në tri interpelanca

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 14:49 | Nga

Kuvendi i Kosovës nesër me fillim prej orës 11:00 do të mbajë seancën e rradhës plenare.
Në rend dite të kësaj seance janë gjithësej gjashtë pika, ku përfshihen edhe tri interpelanca të kryeministrit Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Pika të tjera të rendit të ditësjanë edhe votimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, si dhe propozimi i Grupeve Parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Këto janë pikët e rendit të ditës për seancën e nesërme:

1.Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

2.Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

3.Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

5.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

6.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme