Haradinaj nga Berlini: Gjermania të shtyj përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë në Gjermani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka takuar sot në Berlin Drejtoreshën në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, si dhe  Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

”Gjatë vizitës sime në Berlin të Gjermanisë, u takova sot me Ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, si dhe me Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona. Gjithashtu folëm për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania që përfundimisht të shtyej përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyj përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, është shprehur Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2245311815593220&id=179643115493444
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme