Haradinaj nga Deçani insiston të mos hiqet taksa

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, po insiston që taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe të mos hiqet, raporton Ekonomia Online.

Këtë porosi, kreu i AAK-së, e ka bërë nga Deçani, teksa ka vizituar një biznes familjar që merret me kultivimin e perimeve në serra.

Për këtë të fundit, Haradinaj ka thënë se “rast të largimit të taksës, ky biznes rrezikon të mbyllet”.

“Sot në Deçan, së bashku me kryetarin Bashkim Ramosaj, vizituam biznesin familjar “VALBONA”, që merret me kultivimin e perimeve në serra, me pronar Besim Zekaj. Në rast të largimit të taksës, ky biznes rrezikon të mbyllet. Në takim me Këshillin Drejtues të AAK-së në Deçan, fokus i diskutimit ishin zgjedhjet e brendshme në parti, dhe në këtë frymë, sot edhe në nëndegën Carrabreg i Ulët filloi procesi i zgjedhjeve të brendshme.Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka shkruar ai.

Të ngjashme