Haradinaj nga Gjilani: AAK-ja ka plan konkret për ringjalljen ekonomike

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Komunën e Gjilanit.

Në këtë tubim zgjedhor, Haradinaj u shpreh se Aleanca ka plan konkret për ringjalljen e shpejt ekonomike nga pandemia dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Kemi paraparë krijimin e fondit prej 1 miliard euro, për ndihmë të shpejt ndaj bizneseve dhe qytetarëve”, tha Haradinaj.

Përmendim se AAK-ja në këto zgjedhje të parakohshme garon me numrin 135.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme