Haradinaj nga Rahoveci kritikon Kurtin: Qeveria e re do t’iu dalë në ndihmë fermerëve

Rahovec | 13 Maj 2020 | 13:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pas vizitës që i ka bërë komunës së Rahovecit ka thënë shpreson se Qeveria e re do të votohet së shpejti dhe do t’ju dalë në ndihmë fermerëve të kësaj komune të cilët janë dëmtuar rëndë nga pandemia, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka kritikuar qeverinë në detyrë që nuk i ka përfshirë në pako ekonomike fermerët e kësaj komune.

Haradinaj ka thënë se është e pakuptimtë edhe mbyllja e tregut në Rahovec dhe largimi nga aty me Njësitë Speciale të Policës ndërsa në Prishtinë lejohen që në shesh të grumbullohen 500 njerëz për të bërë prova për protesta.

“Rahoveci ka situatë specifike. Janë edhe disa komuna të tjera, por një numër i madh i njerëzve e  5 300 fermerë nuk janë përfshirë në pakon Ekonomike. Specifikat e tyre duhet të analizohen nga Qeveria dhe t’iu lejohet ato veprimtari ekonomike”.

“…është e padrejtë dhe e pakuptueshme që të dërgohen Njësia Speciale nga Prishtina të dërgohen për të mbyllë tregun, ndërsa e pamë dje lejohen 500 veta në shesh për një aktivitet të pakuptimtë. Shpresojmë se Qeveria e re do të formohet shpejt”.

“Më inkurajoi vendimi i kryetarit që të bëjë incizimin e të gjitha dëmeve nga pandemia. Këta e kanë një traditë që e kanë incizuar çdo dëm nga fatkeqësisht natyrore. Qeveria edhe pse nuk i ka përfshirë në pakon e parë duhet të ju gjej një zgjidhje”.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, tha se Qeveria Kurti nuk është e interesuar t’i ndihmojë fermerët e kësaj ane.

“Ne do t’i vizitojmë sot disa fermerë të vyeshëm të komunës sonë e cila po përballet me shqetësime serioze që kanë fermerët. Në Prishtinë lejohet mbajtja e paradave me 500 njerëz”.

“Sveçla e Kurti tregojnë se nuk janë të interesuar t’i ndihmojnë fermerët e Rahovecit”.

Të ngjashme