Haradinaj nga Vushtrria: Besimi për vizionin tonë po rritet çdo ditë

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e Aleancës në Vushtrri.

Ai nga atje tha se Aleanca është duke eu angazhuar për reforma në drejtësi për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë.

‘Aleanca, në kuadër të reformave në drejtësi, angazhohet për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë.

Sundimin e ligjit dhe shtyllat e tjera të Programit të Aleancës, i shpalosa sot para strukturave të degës në Vushtrri.

Besimi për vizionin tonë po rritet çdo ditë’, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme