Haradinaj ngushëllon amerikanët: I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të ushtarit amerikan

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Lajmin për vdekjen e një ushtari të ri amerikan në Kosovë, në kampin ushtarak në Novosellë e ka pritur me pikëllim kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se raste të tilla i prekin thellë institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ai u ka shprehur ngushëllime ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Ambasadorit Kosnett dhe familjes së të ndjerit.

“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të një ushtari të Gardës Kombëtare të Oregonit në moshë të re në kampin ushtarak në Novosellë. Raste të tilla na prekin thellë edhe si institucione por edhe si qytetarë të Kosovës, sepse nuk është e lehtë të jesh në misione paqeruajtëse larg vendit e larg familjes. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta KFOR-it amerikan, Ambasadorit Kosnett dhe familjes së të ndjerit. Qoftë ky rasti i fundit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të një ushtari të Gardës Kombëtare të Oregonit në moshë të re në kampin ushatark në…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 7. Juli 2020

Të ngjashme