Haradinaj ngushëllon familjarët e Rexhep Hoxhës: Ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngushëlloi familjarët për humbjen nga kjo jetë të një prej kolosve të letërsisë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut, Rexhep Hoxha.

Haradinaj përmes një statusi të tij në Facebook, tha se Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të.

Ai theksoi se breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes veprës së tij.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha. Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të. Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes veprës së tij të çmuar, që la trashëgimi. Ngushëllime të sinqerta për familjen Hoxha, për miqtë dhe lexuesit e veprës së tij! U prehtë në paqen e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme