Haradinaj nis zyrtarisht fushatën nga Prizreni: Sot do të hapim një kapitull të ri të së ardhmes

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.

Në këtë vend, ku sic shkruan Haradinaj, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. 

“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka shkruar kreu i AAK-së Haradinaj në Facebook.

Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme