Haradinaj njofton kabinetin qeveritar për vizitën në ShBA

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 14:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën që zhvilloi në Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA), raporton Ekonomia Online. Haradinaj tha se vizita ka arritur epilogun e duhur.

Ai më tutje tha se i është mirënjohës për mbështetjen e dhënë Kosovës nga shteti më i fuqishëm në botë.

Në kuadër të vizitës në New York, Haradinaj ka zhvilluar takime me liderë dhe përfaqësues të ndryshëm të shteteve, që ishin pjesëmarrës në zhvillimin punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Atje ai ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar.

Madje edhe ka prezantuar të arriturat e vendit si: tërheqjen e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilatarale me shtetet pjesëmarrëse etj.

Haradinaj ka takuar edhe senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA, me të cilët ka folur për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës.

 

 

 

Të ngjashme