Haradinaj nominohet zyrtarisht për kryeministër: Duam fitore, do ta mbrojmë pragun e shtëpisë

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 20:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër nga koaliconi AAK-PSD, në një tubim madhështor që është mbajtur në Pallatin e Rinisë. Ai ka mbajtur edhe një fjalim, pasi që është nominuar për pozitën që e ka mbajtur për dy vite, ku ka folur edhe për përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai fjalimin e ka nisur duke përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë.

“Nuk mundem me fillue fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj, ai ka bërë një historik të përpjekjeve të Kosovës për çlirim e pavarësim.

“Kur ne ishim duke mbrojtë pragun e shpisë tonë atëherë, NATO e prine nga Amerika na ndihmoi. Ju jemi përjetë mirënjohës. Po kush është shtëpia jonë sot?  Po shtëpia jonë dhe e gjithë komuniteteve është Kosova. Kush është pragu? Pragu është kufiri, Kushtetuta, deklarata e Pavarësisë, është vendimi i GJND-së”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij para mijëra simpatizantëve.

Haradinaj ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij gjithmonë e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Ne e kemi mbrojtë gjithnjë pragun e shpisë dhe do ta mbrojmë. Kosova jonë me ushtrinë e vet, me polici, gjyqsi, instutcione sot është me e sigurt, por populli i Kosovës është zot shpije në shtëpi të vet”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se ky popull, më 6 tetor, do ta mbrojë pragun e shtëpisë.

“Kur të vijë dita e 6 tetorit dueht të votojmë për pragun e shtëpisë së sigurt”, ka thënë tutje.

Besa Luzha që më herët ishte pjesë e shoqërisë civile ka thënë se është e nderuar që i është dhënë hapësira të jetë në listë për deputete se do të kontribuoj për Kosovën 100% shtet.

“Jam e nderuar dhe e nderuar ndaj AAK dhe PSD që më ka dhënë hapësirë të jem pjesë e tyre në mënyrë që të kontribuoj bashkë me ju për Kosovën 100% shtet. Mbi 29 vite që kam qenë zë i fuqishëm kundër çdo padrejtësive. Ne kemi mbledhë informata si shoqëri civile çka i duhet qytetarëve, qytetarët e duan një shtet 100%”.

Ardian Gjini nga AAK-ja ka lavdëruar punën e kreut të partisë se tij, duke thënë se Haradinaj u ka hyrë në zemër edhe atyre që kanë qenë kundër tij në mbrojtje të shtetit.

“Popujt gjeneratat nuk e kanë fatin shpesh me pas njerëz të tillë, shumë rrallë me pasë kësi lider”.

“Ka njerëz që i mbrrinë majat në politikë në Kosovë por në momentin që kanë me ik, kanë me mbaru na e kemi para vetes një njeri që ka hy në zemër, i ka ba edhe ata që janë kundër tij, që kur kanë telashe me shtet, ky ka me ju dalë zot”.

Të ngjashme