Haradinaj: Nuk do të lejojmë që masakrat të kalojnë pa u dënuar

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që masakrat më makabre në Kosovë të kalojnë pa u dënuar.

Këtë koment Haradinaj e bëri në një postim në Facebook, duke përkujtuar 20 vjetorin e masakrës që ka ndodhur në Vushtrri.

“Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën. Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri”, tha Haradinaj.

“Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera”, theksoi ai.

Të ngjashme