Haradinaj: Nuk duhet të dorëzohemi para akteve terroriste

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 10:39 | Nga

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka dënuar sulmet që ndodhën mbrëmë në Londër.

Haradinaj ka thënë se janë rreshtuar me aleatët në luftën e pakompromis kundër terrorizimit.

“Thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik. Asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla. Rreshtohemi me aleatët tanë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit”, ka shkuar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme