Haradinaj nuk është informuar nga institucionet për deportimin e turqve, do të kërkojë përgjegjësi

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 17:13 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media ka reaguar për depërtimin e gjashtë qytetarëve turq.

Haradinaj ka thënë se ka disa elemente që e bëjnë të paqartë  operacionin.

Madje Haradinaj ka pranuar se nuk është informuar nga institucionet vendore lidhur me ndalimin e turqve.

“Sot, përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit. Si Kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, thuhet nw njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme