Haradinaj: Nuk ia kam frikën Gjykatës Speciale, frikë kam nga injeksionet

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u përgjigjur gazetarëve në lidhje me atë nëse ka pasur shantazhe nga Gjykata Speciale, ka shpalosur një detaj interesant se nga çka frikësohet. Haradinaj në shoqëri të humorit ka treguar se që nga fëmijëria ka fobi nga injeksionet, raporton Ekonomia Online.

Me këtë detaj i pari i Qeverisë ka lënë të kuptohet se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale.

“Ne jemi të gjithë njerëz dhe na tremb diçka. Unë ju kam tregu që kur kam qenë fëmijë jam tut edhe hala tutna prej injeksioneve, edhe kur më kanë marr mem qu me ma jap një injeksion kam qajt shumë, krejt e kemi nga një frikë. Unë për veti nuk kam pas ndonjë shantazh. Kosova është atdheu ynë dhe nuk duhet me pranu me jap territor pse na rrinë mbi krye ndonjë Gjykatë Speciale”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme