Haradinaj: Nuk kemi marrëveshje me AKR-në, javën e ardhshme nisim me punë

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 12:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se vazhdimi i seancës konstitutive do të mbahet shumë shpejt, edhe pse nuk ka dhënë ndonjë datë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka komentuar raportimet në media se është arritur marrëveshje me AKR-në.

“I gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrimet, kanë filluar takime të ndërsjella të të gjithëve subjekteve politike, edhe ne po presim që t’i  finalizojmë me marrëveshja. Po ndihem në faj për të gjitha vonesat”.

“Nuk  janë të vërteta ato lajme se ka apo nuk ka marrëveshje. Nuk ka një marrëveshje të shkruar me AKR. Nuk jemi larg mbajtjes së seancës. Besoj që javën tjetër do të filloj me punë”, sqaroi ai.

“Do t’i japin epilog drejtim vendit. Ka ardhur koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Është pakuptim kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku javën tjetër mendoj do të fillojmë me punë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme