Haradinaj: Kërkesa për shkarkimin e Rikalos – legjitime

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur legjitime kërkesën e PSD-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. Por ai nuk ka dhënë detaje nëse pritet ta përmbushë këtë kërkesë, raporton Ekonomia Online.

“Është kërkesë legjitime”, tha Haradinaj shkurt, në një konferencë për medie pas një takimi me strukturat e partisë.

Partia Social-Demokrate (PSD) e Shpend Ahmetit i është bashkuar Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, si dhe ka votuar (në parim) Ligjin për Buxhetin, por duke e kushtëzuar me pesë kërkesa, mes tyre dhe shkarkimin e ministrit i cili vjen nga radhët e Listës Serbe.

“Ligji për Pagat, për dialogun… Ne jemi në mirëkuptim të kërkesës”, u shpreh Haradinaj, duke folur për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së.

Haradinaj s’komenton mosdekretimin e Cakajt

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, nuk e ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakaj si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Unë nuk mund të komentoj sepse nuk është detyrë e imja, veç pse është qytetar i Kosovës nuk kam të drejt me komentuar”, u shpreh Haradinaj.

Përndryshe, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Kreu i shtetit shqiptar i ka renditur arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e që e mbante Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga Rama gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri njëherit kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, January 10, 2019

Të ngjashme