Haradinaj nuk zmbrapset: Taksa nuk hiqet deri në njohje, ajo nuk është kundër Amerikës, por kundër Rusisë

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:46 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga shteti fqinj, raporton Ekonomia Online.

Ai tha taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë dhe Serbisë sepse, siç tha ai, kanë punuar intensivisht kundër njohjes së Kosovës dhe mos anëtarësimit në Interpol, por Kosova asnjëherë nuk e ka kushtëzuar dialogun.

Haradinaj shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitetet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata qe po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës, e kanë gabim.

“Ne si Kosovë nuk guxojmë asnjëherë të lëkundemi dhe duhet të qëndrojmë në vijën e parë përballë Rusit. Kur je në vijë të frontit barra është më e madhe por ai që e mbanë këtë barrë nuk e mbanë këtë barrë veç për vetë por për të gjithë. Çdo shqiptar kudo që heton e përjeton Amerikën si familjen e vet. Ata që po ngutën me i përkthye veprimet tona si prishje me Amerikën në mesin e kësaj nuk ka diçka të vërtetë. Ne do rrimë përballë Rusisë, taksa nuk është bërë kundër Amerikës, por kundër Rusisë. Rusia ka punu intensivisht me na heqë njohjen, tha ai.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë.

Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

Nuk ka kushte për dialog . Ua përmenda taksën pasi që kjo taksë i prek të gjithë. Taksa do mbetët deri në njohje mbajeni mend çka po iu them.. Nuk ka njeri që se ka të vramë dikë në luftë. Po na thuhet që do na japin diçka. Ne nuk e japim asnjë pëllëmbë të këtij vendi”, u shpreh Haradinaj.

Duke kujtuar kohën e Skënderbeut dhe udhëheqjen e tij, kryeministri Haradinaj shtoi se Skënderbeu jo çdo herë u mbështetë në atë kohë por qëndroi me prijësit e vet shqiptarë dhe se falë kësaj qëndrese, ajo që krijoi ai dhe ajo që e krijuan shqiptarët nën udhëheqjen e tij, sot vlerësohet lart nga i gjithë kontinenti ynë dhe nga të gjitha ata që i studiojnë këto procese kaq të mëdha.

“Sot ju e nderoni kombin, atdheun sepse në vendin e juaj që është tokë e Arbrit e nderoni heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeun. Nëse një vepër jeton pas protagonistit gjithë ajo vepër ka qenë e madhe. Meqë kjo vepër ka jetu pas kohe është vepra doktrina që e ndërtoi dhe zbatoi heroi ynë Gjergj Kastriot Skënderbeu.  Krejt kjo histori e madhe diku e ka pikënisjen tek vendi ku u bëmë një. Ata ishin vija e parë e frontit për kontinentin kundër fuqive të mëdha, ka thënë Haradinaj, raporton EO.

Kryeministri këto komente i bëri gjatë fjalës së tij në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës, të mbajtur në Klinë.

Kryeministri Haradinaj,  ia dhuroi kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezajt,  librin e Luan Tashit, “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se në këtë ngjarje të madhe kanë  vendosur ta sjellin në qytetin e tyre të lartësuar në bronz bustin e krye heroit të kombit, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili përfaqëson figurën më emblematike të historisë sonë.

“Mesazhet që i la trashëgimi Skënderbeu për popullin e vet janë ato që rrezatojnë edhe sot e kësaj dite dhe  janë rikthyer fuqishëm në Klinë. Busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut po vjen në vendin e vet, aty ku do të qëndroj përgjithmonë”, tha kryetari Elezaj, duke theksuar se ky bust është një çmim i angazhimit për vlerat e shenjta të luftës së këtij populli shekuj më parë,  në krye Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, deri te lufta e lavdishme UÇK-së, në krye me komandantin Adem Jashari, Mujë Krasniqin, i cili me krenari afër vetes po e pret heroin Skënderbeu.

Të ngjashme