Haradinaj: O popull, produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës, ky është reciprociteti i Kurtit

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro, gjatë vitit të kaluar.

Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%.

Haradinaj ka theksuar se në Qeverinë Kurti kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë.

Sipas tij produktet serbe kanë pushtuar tregun e Kosovës.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.
Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!
Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës.
Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme