Haradinaj pajtohet që dialogu të udhëhiqet nga Thaçi, kërkon mbështetje edhe nga opozita

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 13:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fund të vizitës së tij në Rahovec u pyet edhe për udhëheqjen e bisedimeve me Serbinë nga presidenti Thaçi. Ai kërkoi edhe nga opozita ta përkrahin presidentin në dialog, në mënyrë që të mos mbeten mbrapa në procese integruese.

“Kosova i ka institucionet sikur edhe Serbia. Po ta kishte udhëhequr opozita dialogun atëherë edhe ne kishim mundur me praktiku një formulë dalje nga formula institucionale, nuk është shenjë e mirë për Kosovën, është një çrregullim i brendshëm. Ne e kemi presidentin e vendit që e përfaqëson Kosovën, na përfaqëson në opozitën dhe të gjithë. Ajo që mendoj që është e mirë është që presidenti i vendit është institucion, pra institucioni i presidentit ta ketë përkrahjen edhe të opozitës dhe të mos lejojmë që këto diskutime tona të brendshme të lejojnë që një proces i rëndësishëm të mos ecë për shkak tonin e pastaj Serbia të shpërblehet për procese të veta integruese e ne të vazhdojmë me mbetë peng dhe të izoluar ashtu siç jemi”, tha Haradinaj.

Ai tha se ka kërkuar që Amerika të jetë e përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Ana tjetër e involvimit me dialog, edhe Kina e Rusia kanë heqë dorë prej rajonit të Ballkanit ka vite që nga koha e kontakt grupit janë tërheq me vullnet. Kjo është një agjendë e dalluar nga euroatlantikët dhe ata duhet ta mbyllin këtë rast evropianët e amerikanët. Unë kam kërkuar rolin e Amerikës në dialog, jo për ta mohuar rolin e evropianëve si Evropë por me përmbyllë një çështje që ka mbetur gjatë e hapur e cila është nisë nga Amerika”, tha Haradinaj.

Të ngjashme