Haradinaj para studentëve: Serbia po e bllokon dialogun, shpresojmë të arrijmë marrëveshje

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 13:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës, raporton Ekonomia Online.  

Ai para studentëve tha se shpresojnë të arrijnë marrëveshje të detyrueshme ligjërisht me Serbinë.

“Kemi shumë sfida përpara siç kanë edhe kombet tjera, disa lidhen me faktin se jo të gjitha kombet na kanë njohur si shtet duke përfshirë pesë kombet evropiane. Një prej tyre është Serbia që nuk e ka njohur Kosovën. Kemi qenë pjesë e një federate, jemi njohur nga ish shtetet në të por jo nga Serbia. Shpresojmë të arrijmë marrëveshje që të kemi marrëveshje të detyrueshme ligjërisht dhe është një sfidë për ekonominë, vendet e punës. Jam pjesë e atyre njerëzve e që kanë luftuar për lirinë dhe do luftoj gjithmonë për lirinë e shqiptarëve, por edhe serbëve që jetojnë me ne dhe komunitetet tjera. Koncepti i popullatës sonë është 100 për qind shtet”, tha Haradinaj.

“Nevojitet që bota të dijë të vërtetën tonë, të kaluarën, se si është Kosova. Jemi të sigurt sepse besojmë se jemi të mirë. Në pyetjen drejtuar nga një student. Për kohën sa ka qenë student në Zvicër, ai tha ka qenë periudhë e vështirë për të. Kam lënë vendin si shumë i ri, për shkak të situatës politike të vendit tim dhe sis student i ri jam munduar të studioj jashtë dhe jam kthyer për ti shërbyer vendit. Pastaj shkova prapë jashtë, kam humbur dinamikën dhe kujtimi për vendin tim nuk ishte sepse u përkeqësua. E lash gjithçka që të kthehem në Kosovë, në familjen time. Ishin kohë të vështira dhe të dhimbshme”, tha ai, raporton EO.

Haradinaj tha se serbët kanë filluar të na bllokojnë, po ashtu edhe dialogun dhe sipas tij është interes i tyre të shohin se sa larg do të shkojnë.

“Dialogu është rruga e vetme përpara dhe e kam mbështetur në ë gjitha kohërat. Në këtë kohë Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje dhe mundohen ë gjejnë pretekst që të mos shfaqen në tavolinë. Mendoj se arsyetimi i tyre tani është taksa, mendoj se e vërteta duhet të dalë në shesh dhe e vetmja gjë që ka mbet është njohja mes dy shteteve. Serbët kanë filluar të na bllokojnë, po ashtu edhe dialogun dhe është interes i tyre të shohin se sa larg do të shkojnë. Është një fushatë shumë e vështirë kundër nesh dhe arsyeja për këtë është larguar, nuk do largojmë tarifën deri sa të arrijmë marrëveshje”.

Ndërsa tha se në krye të Qeverisë ka marrë vendime të cilat kanë ndalur korrupsionin në vend.

“Çfarë kam bërë për ta kuptuar korrupsionin, ka dyfishuar rrogat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, i kemi forcuar të gjithë ekipet brenda policisë dhe i kemi forcuar sipas ligjit. Gjatë viteve të fundit, shumë aktakuza janë ngritur edhe ndaj ministrave. Kjo gjë ka ndryshuar. Kosova ka hapur luftën që të përballet ne një nga pikat e saj të dobëta që është korrupsioni”, tha Haradinaj.

Të ngjashme